Eko Higjiena

Haliti takon përfaqësuesit e Elementit për Mbështetje Civile Ushtarake pranë Ambasadës Amerikane

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka pritur në takim një delegacion të Elementit për Mbështetje Civile Ushtarake nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, në krye me udhëheqësin e këtij elementi, Peter Preisinger.

Me këtë rast ata kanë bashkëbiseduar rreth formave të bashkëpunimit, konkretisht rreth realizimit të një ngjarje me nxënësit e shkollave të mesme të Vitisë, që pritet të mbahet nga fundi i këtij muaji.

Fundamenti

Haliti shprehu gatishmërinë e kësaj komune që të bashkëpunoj pa reshtur me ambasadën amerikane në të mirën e qytetarëve vitias duke falënderuar njëherit ata për interesimin që të realizojnë një projekt në komunën e Vitisë.

Gjatë këtij takimi kanë marrë pjesë edhe zyrtarë të tjerë të Elementit për Mbështetje Civile Ushtarake pranë Ambasadës Amerikane në Prishtinë si: Carl Jones, Jeton Fejzullahu, Besa Binçe si dhe Qahil Sinani, Drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Viti i cili pritet që të jetë pjesë e grupit punues për organizimin e këtij aktiviteti me nxënësit e shkollave të mesme të kësaj komune./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.