Haliti takon përfaqësuesin e OVL-UÇK-së dega në Viti
Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim Abdyl Bajramin, Kryetar i Organizatave të dala nga Lufta e UÇK-së dega në Viti.
Me këtë rast ata kanë bashkëbiseduar dhe janë zotuar që të bashkëpunojnë në mes të dy institucioneve në të mirën e qytetarëve vitias, të harmonizojnë kalendarin e shënimit të përkujtimeve dhe manifestimeve për dëshmorët dhe festat shtetërore./rajonipress/


