Haliti takon drejtuesit e policisë rajonale, kërkohet një lokacion për stacionin e Vitisë
Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka pritur sot në takim një delegacion të Policisë së Kosovës në krye me Kolonel, Elmina Mahmutin, Drejtoresh e Policisë së Kosovës për Regjionin e Gjilanit.
Gjatë këtij takimi ata kanë biseduar rreth çështjes së sigurisë, por edhe për gjetjen e një lokacioni për ndërtimin e objektit të ri të stacionit të ri policor në Viti.
Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Agim Lipovica si dhe zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira etj./rajonipress/


