FIDANISHTJA

Haliti takoi drejtorët e shkollave në prag të vitit të ri shkollor

/ 2 minuta lexim
HW

Viti – Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka mbajtur sot një takim me drejtorët e shkollave të komunës dhe me përfaqësuesit e Drejtorisë Komunale të Arsimit. Qëllimi i këtij takimi ishte njoftimi dhe koordinimi rreth përgatitjeve për një fillim sa më të mbarë të procesit mësimor.

Në fjalën e tij, Haliti i përgëzoi drejtorët e shkollave dhe stafin e Drejtorisë së Arsimit për angazhimin e vazhdueshëm në ngritjen e cilësisë së arsimit në komunën e Vitisë.

Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë për të siguruar kushte sa më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit.

Uji Dea

Gjatë takimit u bë e ditur se më 1 shtator do të fillojë mësimi në objektin e renovuar të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti, i cili tashmë ofron kushte më moderne për zhvillimin e procesit arsimor.

Haliti u zotua se përkrahja për arsimin do të mbetet prioritet i komunës, duke theksuar se investimi në të rinjtë është investim në të ardhmen e Vitisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.