Fundamenti

Haliti takohet me Magbule Shkodrën, flasin për fuqizimin e sektorit privat

/ 1 minutë lexim

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim znj. Magbule Shkodra zv. Ministre e Ministrisë për Zhvillim Rajonal të Republikës së Kosovës. Gjatë këtij takimi ku ka marrë pjesë edhe Fatbardha Emini, Drejtoresh për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë është biseduar në veçanti për mundësitë e zhvillimit ekonomik që ofron komuna e Vitisë për investitorë të mundshëm.

Kurse zv. Ministrja Shkodra bëri me dije se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar të krijoj kushte për zhvillim ekonomi të vendit dhe atë në të gjitha regjionet e Kosovës në veçanti duke ofruar mundësitë e mira për fuqizimin e sektorit privat.

RCCOLA

Ajo me tej shtoj se së shpejti do të bëhet publike thirrja për mbështetjen e granteve dhe subvencioneve për shoqatat e grave si dhe bizneset individuale. Gjithashtu në këtë takim është folur edhe për mundësitë e krijimit të inkubatorit të biznesit./rajonipress/