Uji Dea

Haliti takohet me Caritasin e Zvicrës, flasin për projektet zhvillimore që fuqizojnë ekonominë lokale

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, priti sot në takim përfaqësuesit e Caritasit të Zvicrës. Në këtë takim u diskutua rreth fillimit të një projekti të rëndësishëm që synon nxitjen e bashkëpunimit mes bizneseve vendore dhe atyre të mërgatës sonë.

Ky projekt pritet të krijojë mundësi të reja zhvillimore, të fuqizojë ekonominë lokale dhe të forcojë më tej lidhjet mes komunës dhe mërgatës, e cila vazhdimisht ka dhënë kontribut të çmuar për Vitinë.

Uji Dea

Haliti falënderoi përfaqësuesit e Caritasit të Zvicrës për vizitën dhe gatishmërinë e tyre, duke theksuar se komuna do të mbështesë gjithmonë iniciativa që sjellin përfitime konkrete për qytetarët.

Përfaqësuesit e Caritasit përgëzuan Halitin për mbështetjen e madhe ndaj bizneseve vendore dhe shoqatave të grave, të cilat tashmë kanë hapur edhe fabrika prodhimi në sektorin e agro-kulturës, duke kontribuar kështu në zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri!/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.