FIDANISHTJA

Haliti takohet me anëtarë të Qendrës Operative të MPB dhe Administratës Publike

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Viti – Gjatë këtij takimi Kryetari Haliti i ka njoftuar ata lidhur me gjendjen e krijuar në komunën e Vitisë nga virusi pandemik COVID-19 dhe masat mbrojtëse të cilat i ka marrë kjo komunë, por edhe mbi sigurimin e pakove ushqimore dhe higjenike për qytetarët në nevojë.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti kanë ka pritur në takim ekipin e autorizuar nga Qendra Operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Administratës Publike në përbërje nga Kolonel Izet Abazi nga Policia e Kosovës, Nijazi Miftari nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME), Major Blerim Sahiti dhe Kapiten Shpëtim Dragobuzhda nga Regjimenti i këmbësorisë së FSK-së.

Gjatë këtij takimi Kryetari Haliti i ka njoftuar ata lidhur me gjendjen e krijuar në komunën e Vitisë nga virusi pandemik COVID-19 dhe masat mbrojtëse të cilat i ka marrë kjo komunë, por edhe mbi sigurimin e pakove ushqimore dhe higjenike për qytetarët në nevojë.

UBT

Haliti gjithashtu i njoftoj ata edhe lidhur me sfidat me të cilat po përballën institucionet komunale të Vitisë, në menaxhimin e kësaj situate dhe kërkoj përkrahjen edhe më të madhe të nivelit qendror në këtë drejtim.

Ndërkaq gjatë këtij takimi ku morën pjesë edhe disa anëtarë të Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, Qendrës Operative Emergjente Komunale por edhe Stacionit Policor në Viti, në krye me Komandantin e këtij stacionit, Kapiten Afrim Halili u informuan nga ky ekip mbi punën që po bëjnë ata në parandalimin e përhapjes së këtij virusi por edhe në menaxhimin e situatës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.