Hidromorava

Haliti s’i përjashton koalicionet: Do punojmë për të dalë partia e parë, zgjedhjet mbahen kur dëshiron VV-ja

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, u shpreh i lumtur për arritjen e koalicionit ndërmjet AAK-së dhe Nismas, raporton Ekonomia Online.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Haliti ka thënë se me këtë koalicion janë bashkuar dy parti të cilët krerët e tyre kanë gjëra të përbashkëta.Ndërsa nuk e përjashton mundësinë që PDK-ja të bëhet bashkë me partitë tjera.

“Unë personalisht kam dëshirë që janë bashkuar sepse janë dy parti qe kryetarët e tyre ka qenë pjesë e UÇK-së por ne nuk kemi diskutuar brenda partisë se do të iu bashkohemi, në kuptimin se nuk besoj qe do kemi në rend dite një kërkesë publike nga kushdo që vjen nëse nuk i marrim ne”, deklaroi Haliti.

Mobi Casa

Po ashtu, Haliti mirëpriti idetë për koalicion duke thënë se ne atë mënyrë forcohen partitë opozitare.“Partitë e mëdha janë në pozicion ose për t’i ftuar në bashkim koalicioneve të tilla çfarëdo janë bërë dje ose pardje janë të mirëseardhura sepse forcohet një parti opozitare”.I pyetur rreth idesë për zgjedhje të parakohshme, ai deklaroi se ato do ndodhin atëherë kur Lëvizja Vetëvendosje e mendon.“Zgjedhjet e parakohshme besoj se vendi shkon nëse VV-ja mendon që duhet të shkojmë si vend ose nëse ajo përçahet dhe disa deputetë i bashkohen partive tjera”, u shpreh Haliti, teksa për PDK-në deklaroi se janë duke punuar për të dalë të parët.

“Do punojmë shumë për të dalë partia e parë e pastaj varet nga angazhimi i partisë, votat e qytetarëve, ne kemi marrë hapa për këto çështje dhe besoj se do jemi në përgatitje”.Krejt në fund, Haliti kërkoi nga ekzekutivi t’i zbatojë marrëveshjet e arritura në Bruksel.

“Dialogu, marrëveshjet janë nënshkruar në Bruksel, Qeveria duhet t’i zbatoj ajo janë të obligueshme, kemi konflikte të lidhura me asociacionin dhe besoj që pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me statutin që ka të bëjë me Asociacion besoj edhe politikat e vendit do të deklarohen”, u shpreh Haliti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.