Haliti shtron iftar për Bashkësinë Islame dhe punëtorët e administratës
Viti – Për nder të muajit të shenjët të Ramazanit, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka shtuar sot një iftar të përbashkët për Këshillin e Bashkësisë Islame, Dega në Viti si dhe për punëtorët e administratës komunale të cilët janë duke agjëruar.
Me këtë rast Husamedin Hoxha, Kryetar i Bashkësisë Islame në Viti ndër tjerash falënderoj kryetarin Haliti për këtë iftar duke u lutur që Zoti të begatoj kryetarin dhe të mbështes atë në punën që po e bënë në të mirën e qytetarëve të kësaj komune./rajonipress/


