Fundamenti

Haliti sërish në teren përcjell punimet që po realizohen në tërë Vitinë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët përcolli nga afër kryerjen e projekteve infrastrukturore.

Ai me këtë rast vizitoi rrugën që lidh fshatrat Ramnishtë – Beguncë – Goden i ri dhe fshatin Binçë.

Gjithashtu vizitoi edhe punimet ne asfaltimin e rrugës “Rrezja e Lirisë”,si dhe asfaltimin e një segmenti qe lidhet me këtë rrugë.

ARKATANA

Ai vizitoi edhe punimet ne vazhdimin e segmentit të rrugës që lidh fshatin Lubishtë dhe fshatin Beguncë.

Gjithashtu Haliti vizitoi edhe punimet në ndërtimin e urës te lumi Morava qe lidh Kabashin me Vitinë, Beguncën dhe Binçën./rajonipress/