United Hospital

Haliti: Rrëzimi i murit në veri mund të shkaktojë reagime të pakontrollueshme

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se sa i përket dialogut duhet t’i përmbahemi rregullave të lojës. “Nuk mendoj se dialogu duhet të ndërpritet dhe veprimi i matur i Qeverisë për të mos e rrëzuar murin është i arsyeshëm. Rrëzimi i murit mund të implikojë reagime të pakontrollueshme dhe kjo nuk është mire”. Në një bisedë për televizionin publik ai tha se nuk beson se muri do të rrezohet deri me 20 janar.

Transformimi i FSK-së duhet të behet ne bashkëpunim me Listen Serbe. Ne duhet t’i bindim ata që të jenë pjesë e këtij transformim dhe se ata duhet të largohen nga ndikimi i Beogradit, ka vazhduar ai.

“Të ndërtojmë një forcë të armatosur e cila do të ishte e zonja të përballet po e them në thonjëza me ndonjë nga shtetet fqinje të cilat janë të përgatitura shumë dhe kanë kohë që janë të përgatitura dhe kanë mjete të të gjitha llojeve. Mund të them që në momentin që pjekën kushtet dhe NATO të jep pëlqimin atëherë edhe NATO edhe Qeveria edhe qeveritë perëndimore do të analizojnë situatën dhe do të kenë mirësinë që ta ndihmojnë Kosovën”.

ARKATANA

Gjykata Speciale do të fillojë funksionimin. Tani është vonë për ta kundërshtuar, ka thënë ai.

Mes koalicionit PDK-LDK ka hapësirë të veprohet pak më mirë. Deri tani ka pasur pakënaqësi nga të dyja palët sepse është natyra e organizimit dhe veprimit, por unë po besoj që si koalicion do ta kalojë lumin figurativisht deri në zgjedhjet e ardhshme dhe të përmirësojë qeverisjen në fushat që kanë shumë vërejtje. Lufta për korrupsion duhet të jetë e pamëshirshme ndaj secilit njeri në Kosovë kushdo qoftë ai. Gjithashtu vend për përmirësim kanë arsimi dhe shëndetësia, ka shtuar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.