Haliti realizon takime të rëndësishme në dy komuna të Zvicrës
Gjilan – Gjatë qëndrimit të tij në Zvicër, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti pati dy takime të rëndësishme me dy kryetar të komunave të Gjenevës.
Ai fillimisht u prit nga kryetari i komunës së Vernies. Në ketë takim shumë miqësor u bisedua për bashkëpunimin kulturor dhe sportiv. Gjithashtu temë e takimit ishte edhe integrimi i bashkatdhetarëve tonë në institucionet përkatëse në komunën e Vernies.
Më vonë ai u prit edhe nga kryetari i komunës së Plan les Quates i cili po thuajse në tërësi është zonë industriale, ku në ketë takim u bisedua për bashkëpunimin ekonomik si dhe mundësinë e investimeve në të ardhmen në Komunën e Vitisë.
Të dyja palët u dakorduan që në të ardhmen të vazhdojnë kontaktet mes dy komunave.
Në orët e vona kryetari Haliti pati një takim me mërgatën tonë që jeton dhe vepron në Gjenevë thuhet në njoftimin e kabinetit të kryetarit Haliti./rajonipress/


