Eko Higjiena

Haliti reagon ndaj pengesave në rrjetin qeveritar që po shkakton vonesa në qendrën e vaksinimit në Viti

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot qendrën e vaksinimit në Viti, ku nga afër është njoftuar rreth procesit të vaksinimit të qytetarëve vitias kundër virusit pandemik Covid-19.

Ai u njoftua aty se shkak i problemeve teknike në rrjetin qeveritar po shkaktohen edhe vonesa në procesin e vaksinimit.

Fundamenti

Haliti potencoi se këto probleme teknike duhet të evitohen sa më parë nga niveli qendror me qëllim që të mos shkaktohen pritje të gjata të qytetarëve të cilët po presin në radhë për ta marrë vaksinën. “Është e papranueshme që kjo qendër po përballët me problemet teknike, konkretisht në rrjetin qeveritar që ka ndërprerje të shpeshta. Niveli qendror duhet të bëjnë një zgjidhje urgjente dhe të mos i le qytetarët tanë të presin për të marrë vaksinën. Prandaj kërkoj edhe publikisht që të bëhet një zgjidhje në këtë drejtim dhe të mos bllokohet puna e qendrës së vaksinimit pasi që kemi fluks të madh të qytetarëve që presin në radhë për ta marrë vaksinën kundër virusit Covid-19”, u shpreh Haliti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.