UBT

Haliti raporton para këshilltarëve komunal për punën gjashtë mujore

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur seancën e gjashtë të rregullt ku janë diskutuar dhe votuar me shumicë votash disa pika të rëndësishme. Gjithashtu në këtë takim Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka raportuar mbi punën gjashtë mujore të qeverisë komunale.

Kuvendi ka aprovuar Kornizën Afatmesme Buxhetore te Komunës së Vitisë 2016-201, pastaj ka aprovuar planin e Veprimit për mbrojtje nga Zjarri në Komunën e Vitisë, shqyrtimi i Propozim Vendimit për formimin e komisionit për shqyrtimin e ankesave për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës komunale dhe Propozim Rregullorja për mënyrën e organizimit të korrje-shirjeve në Komunën e Vitisë.

Gjithashtu në këtë takim Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka raportuar mbi punën gjashtë mujore të qeverisë komunale.

Hidromorava

Po ashtu para këshilltarëve janë paraqitur edhe dy informata. E para ka të bëjë me ndarjen e bursave të studentëve për vitin akademik 2014-2015 ndërkaq e dyta lidhur me vendosjen e ormanëve elektrik nga ana e KEDS-it në shtyllat elektrike.

Ndonëse gjatë kësaj seance ishte diskutuar edhe rreth Propozim Vendimit për transferin e mjeteve buxhetore nga kategoria ekonomike subvencione dhe transfere në kategorinë ekonomike pasuri jo financiare në të njëjtën program kjo pikë nuk gjeti mbështetjen e shumicës së këshilltarëve të Kuvendit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.