RCCOLA

Haliti priti udhëheqësin e ri të LMT-së, vlerëson bashkëpunimin e mirë me KFOR-in amerikan

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Në kuadër të ndërrimit të udhëheqësve të LMT-së të KFOR-it Amerikan në Viti, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në një takim lamtumirës Togerin Milam nga KFOR 27-LMT dhe në takim njohës udhëheqësin e ri të KFOR 28 LMT-së, Togerin Roosa.

Gjatë takimit me ekipin e deritashëm të LMT-së të KFOR-it Amerikan, kryetari Haliti i ka falënderuar ata angazhimin e tyre në kuadër të misionit dhe bashkëpunimin e mirë me komunën e Vitisë në interes të gjithë qytetarëve të kësaj komune.

Ai e ka vlerësuar lartë punën e deritanishme të këtij ekipi dhe ka thënë se komuna të cilën ai e udhëheq është e gatshme të punoj me ekipin e ri, pasi që kjo është në interes të qytetarëve vitias.

Uji Dea

Ndërsa gjatë këtij takimi Haliti i ka njoftuar atë rreth zhvillimeve të gjithëmbarshme në komunën e Vitisë, rreth projekteve të realizuara, projektet që pritën të realizohen, bashkëpunimit ndër institucional dhe bashkëpunimit ndërkufitar të kësaj komune, duke i njoftuar ata edhe me bashkëpunimet të cilat i ka kjo komunë me organizatat e huaja, vendore dhe ndërkombëtare.

Në fund të këtij takimi ish udhëheqësit e deritanishëm të LMT-së së KFOR-it Amerikan i kanë dhuruar kryetarit një dhuratë simbolike ndërsa një dhuratë për ta në shenjë mirënjohje pati edhe Haliti./rajonipress/