Eko Higjiena

Haliti priti përfaqësuesit e Zyrës së CNVP-së

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim Xhevat Lushin, drejtor i Zyrës së CNVP-së për Kosovë, organizatë që merret me përmirësimin e jetës së qëndrueshme të komuniteteve rurale dhe shoqërisë civile, të ndikuar nga procesi i vazhdueshëm i ndryshimeve klimatike dhe mjedisore.

Në këtë takim u bisedua për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe energjinë e ri përtritshme bazuar në biomasë.

KKVITI

Gjithashtu temë bisede ishte edhe krijimi i grupeve të grave që do të merren me kultivimin e bimëve mjekësore dhe aromatike./rajonipress/