ARKATANA

Haliti priti përfaqësuesit e komunës franceze Saint Julien en-Genevois dhe atasheun e Ambasadës së Francës në Kosovë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, priti sot në takim atasheun për bashkëpunim në Ambasadën e Francës në Kosovë, z. Frédéric Deshayes, si dhe nënkryetarin e komunës Saint Julien en-Genevois, të shoqëruar nga një grup të rinjsh nga ky qytet francez.

Qëllimi i takimit ishte thellimi i bashkëpunimit ndërmjet komunës së Vitisë dhe asaj të Saint-Julien-en-Genevois, me theks të veçantë në forcimin e marrëdhënieve miqësore dhe ndërtimin e partneritetit institucional.

Gjatë takimit, palët shqyrtuan draftin e memorandumit të bashkëpunimit, që pritet të nënshkruhet në një afat të afërt. Ky dokument parasheh një sërë iniciativash të përbashkëta, përfshirë shkëmbimin e përvojave në fushën e kulturës dhe sportit, hulumtimin dhe zbatimin e projekteve zhvillimore, si dhe bashkëpunimin në sektorin e bujqësisë, menaxhimin e mbeturinave, mbrojtjen e mjedisit dhe parandalimin e përmbytjeve.

Fundamenti

Haliti vlerësoi këtë takim si një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme ndërkomunale, duke theksuar se një bashkëpunim i tillë do të krijojë mundësi konkrete për zhvillim ekonomik dhe shkëmbim përvojash mes të rinjve të të dyja komunave.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit francezë shprehën gatishmërinë për të mbështetur këtë nismë, duke e cilësuar si shembull pozitiv të bashkëpunimit evropian në nivel lokal dhe si mundësi për ndërtimin e urave të reja miqësie mes qytetarëve të Vitisë dhe Saint-Julien-en-Genevois./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.