HW

Haliti priti nxënësit kampion të shahut

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur, sot, nxënësit e Shkollës së Mesme të Ulët “Bafti Haxhiu” në Viti të cilët janë kampionët e Republikës së Kosovës në shah në garën e organizuar nga federata e sportit shkollor e ku kanë marrë pjesë nxënësit shahist të shkollave fituese nga shtatë rajonet e Kosovës.

“Ky sukses i juaji na gëzon ma masë pasi është në vazhdën e sukseseve të cilat po ja arrijnë nxënësit tanë në garat e ndryshme që po organizohen në nivel vendi”, ka thënë Haliti.

Ai ju ka premtuar mbështetje të Institucioneve Komunale këtyre nxënësve dhe ka uruar ata për suksesin e arritur. Kurse pedagogia edukatës fizike të SHMU “Bafti Haxhiu”, Makfirete Zuka, ka thënë se ky sukses ka rëndësi të madhe pasi është arritur, pas një gare të fort mes nxënësve të shkollave të ndryshme nga gjithë Kosova.

Uji Dea

Nxënësit fitues të kësaj gare janë: Elion Rexhepi, Auron Ismajli, Venhar Jaha, Jeton Sinani, Majlinda Rashiti, Elmedia Ismajli.

Ndërkaq në pritjen e këtyre nxënësve në krye me Drejtorin e Shkollës “Bafti Haxhiu, Mustafë Aliu dhe personelin tjetër arsimor ka marrë pjesë edhe Drejtori i Arsimit, Qahil Sinani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.