Haliti priti në takim zv. ministrin e Diasporës Sahit Krasniqin
Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot zëvendësministrin e Ministrisë së Diasporës të Republikës së Kosovës z.Sahit Krasniqi, me të cilin është biseduar kryesisht për përgatitjet rreth pritjes së bashkatdhetarëve tanë nga diaspora.
Në fokus të këtij takimi ishte edhe regjistrimi i diasporës në komunën e Vitisë, proces ky i cili është vlerësuar, pasi që jep detaje më të hollësishme për numrin e mërgimtarëve.
Gjithashtu, në këtë takim u bisedua edhe për kushtet e plotësimit të kërkesave të bashkatdhetarëve, që kryesisht kanë të bëjë me kompletimin e dokumentacioneve në gjendjen civile, si dhe mobilizimin e regjistrimit të tyre./rajonipress/

