RCCOLA

Haliti priti në takim tre shenjëtaret e suksesshëm vitias të cilët përfaqësojnë shtetin e Kosovës

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim shenjëtarët Drilon Ibrahimi, Lumturie Rama dhe Urata Rama. Këta tre shenjëtarë janë të gjithë nga Komuna e Vitisë dhe ata kryesisht përfaqësojnë shtetin e Kosovës, në garat e shenjëtarisë brenda dhe jashtë vendit.

Vetëm në garat e mbajtura për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, këta tre shenjëtar vitias ishin tre nga katër kampionët e zgjedhur. Gjithashtu Drilon Ibrahimi, Urata Rama dhe Lumturie Rama kanë marrë pjesë ditë më parë në garat Evropiane të shenjëtarisë të mbajtura në Hungari.

Fundamenti

Kurse edhe pse ata kanë pasur shumë vështirësi gjatë udhëtimit, megjithatë ata kanë arritur të lënë pas disa shtete të njohura. Gjatë këtij takimi kreu i komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se me Drilonin, Lumturinë dhe Uratën nuk krenohet vetëm komuna e Vitisë, por edhe e gjithë Kosova dhe shtoj se kjo komunë po bënë përpjekje që atyre të ju sigurohen edhe gjatë këtij viti bursa sportive./rajonipress/