Fundamenti

Haliti priti në takim presidenten Jahjaga dhe përfaqësuesit e tri odave ekonomike

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, e shoqëruar nga drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, të Odës Ekonomike Amerikane dhe të Odës Ekonomike Gjermane, ka vizituar sot komunën e Vitisë. Me këtë rast ata u pritën në takim nga Kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti me bashkëpunëtor.

Gjatë këtij takimi ata kanë bashkëbiseduar rreth sfidave të zhvillimit ekonomik, përkrahja për bizneset dhe krijimi i lehtësirave për to, me theks të veçantë tërheqjen e investimeve të huaja.

Pas këtij takimi Presidentja Jahjaga dhe Kryetari Haliti u prononcuan për media ndërsa disa qytetarë qëndruan jashtë ku e pritën presidenten Jahjaga me duartrokitje.

Atifete Jahjaga ndër tjerash tha se ajo bashkërisht me tri odat ekonomike gjatë këtyre dy ditëve të fundit kanë zhvilluar takime të ndryshme në komunat e Kosovës. “ Biseduam për sfidat me të cilat merren nivelet lokale, për një komunikim më të mirë që është i nevojshëm me nivelin qendror por kryesisht biseduam për mënyrën e hapjes së perspektivës ekonomike për vendin tanë, qytetarët tanë dhe për gjenerimin e vendeve të punës për rinin tonë“.

Ndërkaq kreu i komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se tema e zhvillimit ekonomik është i pakapërcyeshëm ku potencoj se këtë temë janë duke e diskutuar në nivelet më të larta shtetërore por edhe komunale. ” Këtë temë jemi duke e diskutuar në nivelet më të larta shtetërore, natyrisht edhe komunale. Presidentja, kryeministri, komunat dhe natyrisht edhe odat ekonomike jemi bashkë që të bëjmë hapa progresiv për zhvillimin ekonomik dhe në interes të qytetarëve” u shpreh Haliti.

Hidromorava

I pyetur nga gazetarët se si po qëndron Vitia me zhvillim ekonomik, kryetari Haliti tha se për këtë kjo komunë është shpërblyer nga instancat e caktuara për përformancën më të mirë. “ Edhe pse jemi komunë e vogël, ne kemi dhënë shembuj në aspektin horizontal bashkë me Kuvendin Komunal dhe se si qeveri komunale ne jemi të orientuar të krijojmë ambient për zhvillimin e biznesit dhe natyrisht se krejt këtë e bëjmë për gjenerim të punësimit, të hyrave në mënyrë që më të vërtetë Vitia të ju përngjan një komune që mundëson qytetarëve të vet, që të zhvillojnë kreativitetin e vet si në biznes dhe aktivitete të tjera.” u shpreh Haliti.

Ai tha se në këtë drejtim ka ndihmuar edhe mërgata vitiase përmes remitencave dhe investimeve të tyre.

Haliti foli edhe mbi krijimin e mundësive për zhvillim ekonomik dhe të investimeve në Viti, si lirimin nga taksat, krijimin e ambientit për biznesi por edhe rreth krijimit të inkubatorëve të biznesit ku ndër tjerash përmendeni se në këtë komunë po ashtu funksionon edhe Zyra për Investime.

Ai tha se komuna të cilën ai e udhëheqë është komuna që ka dorëzuar më së shumti kërkesa pranë nivelit qendror, ministrive dhe donatorëve./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.