Haliti priti në takim përfaqësuesit e UNICEF-it për Kosovë

Viti – James Mugaju, zv. shefi i Zyrës së UNICEF-it për Kosovë dhe Agron Gashi janë pritur sot në një takim nga Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtoresha e QMKF-së së Vitisë, Vjollca Kadolli-Halili. Gjatë këtij takimi është biseduar mbi vizitat shtëpiake për nëna dhe fëmijë që po bëhen në familjet vitiase.

Kryetari Haliti ndër tjerash ka folur edhe për punën që po bëjnë institucionet komunale që të ofrojnë shërbime sa më të mira për qytetarët vitias.
“Institucione komunale të Vitisë në bashkëpunim të plotë me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti mbesin të përkushtuar që përkundër mungesave të stafit dhe sfidave që paraqiten që të jemi sa më afër qytetarit me shërbime sa më të mira. Kjo që është edhe prioritetin ynë”, u shpreh Haliti.

Ndërkaq zv.shefi i Zyrës së UNICEF-it, James Mugaju u shpreh se ai ndihet impresionuar me përkushtimin e kryetarit si lidership duke potencuar se UNICEF-i është e gatshëm që të përkrah këtë komunë në realizimin e vizitave për nënat dhe fëmijët. Ai shtoj se ata do të mundohen të përkrahin Vitinë edhe në sfidat tjera me të cilat ballafaqohet kjo komunë.

Gjithashtu, përfaqësuesit e Zyrës së UNICEF-it nën shoqërimin Kryetarit Haliti, Drejtorit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Basri Aliu dhe drejtoreshës Kadolli-Halili kanë vizituar edhe një familje vitiase që është përfituese e vizitave shtëpiake të cilat në Viti po bëhen falë bashkëpunimit të kësaj komune me UNICEF-in dhe Ministrinë e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).