Fundamenti

Haliti priti në takim Përfaqësuesin e Sekretarit të Përgjithshëm të UNMIK-ut, Zahir Tanin

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka pritur Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të UNMIK-ut z. Zahir Tanin. Gjatë këtij takimi Kryetari Haliti e ka njoftuar atë dhe bashkëpunëtorit e tij lidhur me projektet e ndryshme në komunën e Vitisë që janë realizuar dhe ato që pritet të realizohen në vitin në vijim. Kreu i Komunës së Vitisë ka potencuar se kjo komunë përveç që ka bashkëpunime të mira ndër komunale në nivel vendi ka bashkëpunime edhe në nivel ndërkombëtar.

“Komuna e Vitisë ka bashkëpunime të shumta jo vetëm në nivel vendi por edhe në atë ndërkombëtar. Ne kemi bashkëpunim të mirë me Komunën e Kirchhain të Gjermanisë në kuadër të Agjendës 2030 për zhvillim të qëndrueshëm. Gjithashtu kemi bashkëpunim të mirë edhe me Komunën e Likovës dhe Kriva Plankës së Maqedonisë së Veriut në kuadër të projektit ndërkufitar Cross Border të Bashkimit Evropian”, u shpreh Haliti.

Ai potencoi se bashkëpunime të tilla ka edhe me Komunën Velika Pisanica dhe me Qytetin e Masonit- Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Haliti e njoftoj z. Tanin me potencialet e shumta që ka komuna e Vitisë për investime por edhe me nevojat. Kurse Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të UNMIK-ut, z. Zahir Tanin u shpreh se ata janë të njoftuar me punën e mirë që po bëhet në Komunën e Vitisë për të gjithë qytetarët.

FIDANISHTJA

Ai gjithashtu potencoi se UNMIK-u do të shikoj nevojat të cilat i ka komuna e Vitisë dhe mundësitë për përkrahje. Duke folur mbi çështjen e sigurisë në këtë Komunë, Kryetari Haliti potencoi se siguria në komunën e Vitisë, është e mirë dhe stabile por potencoi nevojën e vendosjes së kamerave në qytet.

Ndërkaq Komandanti i Stacionit Policor në Viti, z. Afrim Halili shtoj se gjendja e sigurisë në këtë komunë me të vërtetë është e qetë dhe stabile dhe nuk ka probleme ndër etnike dhe ndër fetare dhe vuri në pah kushtet jo të mira që ka ky stacion policor në objektin e vjetruar.

Megjithatë ai shpreson se këto kushte do të përmirësohen sa më parë. Ndërkaq lidhur me propozimin e Kryetarit Haliti që të vendosën kamera të vëzhgimit në qytet ai tha se ato ndikojnë pozitivisht në siguri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.