Haliti priti në takim një grup mërgimtarësh nga Stublla

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Viti – Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim një grup mërgimtarësh stubllas, njeherit përfaqësues të Shoqatës “Stublla” në Zvicër. Ai më këtë rast i ka njoftuar me aktivitetet e komunës, gjegjësisht projektet që janë duke u realizuar në komunën e Vitisë, që kanë të bëjnë kryesisht me mirëqenien e qytetarëve.

UBT

Përfaqësuesit e shoqatës “Stublla”, nga ana tjetër e njoftuan me aktivitetet e kësaj shoqate në diasporë, si dhe organizimet e ndryshme, që kanë për qëllim të mbështesin dhe përkrahin iniciativat që vijnë nga vendlindja e tyre./rajonipress/