Fundamenti

Haliti priti në takim Ministrin, Ramë Likaj dhe kryetaren e komisionit parlamentar për arsim, deputeten Bunjaku Rexhepi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtori i Arsimit në Viti, Basri Aliu kanë pritur sot në takim Ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, bashkë me kryetaren e Komisionit Parlamentar për Arsim, Valentina Bunjaku Rexhepi.

Gjatë këtij takim në veçanti është folur për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021 konform rekomandimeve të ekspertëve shkaku i pandemisë nga COVID-19 duke ruajtur shëndetin publik.

Gjatë këtij takimi kryetari Haliti e njoftoj Ministrin e Arsimit për nevojën që objekti i ri i shkollës fillore të mesme të ulët “Halil Alidema” në Pozheran të përfundojë sa më parë, pasi që objekti i vjetër nuk plotëson kushtet e sigurisë për mbarëvajtjen të mësimit.

Kurse Ministri Likaj, theksoi se ata po shikojnë të gjitha mundësitë për fillimin e vitit të ri shkollor duke potencuar se kjo do të bëhet sipas rekomandimeve të IKSHPK-së duke ruajtur shëndetin publik.

Mobi Casa

Ai bëri me dije se ata do të dalin së shpejti me një vendim përfundimtar për këtë çështje. Gjithashtu Kryetari Haliti tha se Komuna e Vitisë, posedon edhe objektin e vjetër të shkollës së Mesme Profesionale “ Jonuz Zejnullahu” në Viti i cili me një rivitalizim të mirëfilltë do të mund të ju shërbej edukimit dhe arsimit duke treguar mbi propozimet e qeverisë Haliti për ri funksionalizmin.

Për të bërë këtë sipas tij komunës ju duhet përkrahje financiare nga niveli qendror. Kreu i kësaj komune potencoi se ata kanë punuar shumë në rivitalizimin e objekteve shkollore por paraqiti edhe nevojat për mjetet e konkretizimit.

Kurse Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Arsim, Valentina Bunjaku e përgëzoj kryetarin Haliti, për punën e mirë në fushën e arsimit, në veçanti në kohën e fundit të mbarëvajtjes së mësimit në distancë shkaku i pandemisë. Basri Aliu, Drejtor i Arsimit në Viti, i njoftoj mysafiret mbi parapërgatitjet e kësaj drejtori dhe komunës për fillimin e procesit mësimor por edhe mbi përgatitjet për testet që pritet të mbahen me mjete mbrojtëse./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.