Fundamenti

Haliti priti në takim kryesinë e klubit “Vllaznia” të Pozheranit

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim kryesinë e klubit futbollistik “Vllaznia” të Pozheranit.

Gjatë këtij takimi, Haliti ritheksoi mbështetjen e vazhdueshme që institucionet komunale i japin këtij klubi, duke u zotuar se përkrahja nuk do të mungojë as në projektet e ardhshme.

Një nga projektet e rëndësishme që u diskutua ishte edhe ai për rregullimin e tribunave të stadiumit të klubit, që njëherësh përbën edhe kërkesë të udhëheqësve të “Vllaznisë”.

KKVITI

Në shenjë mirënjohjeje për përkrahjen e deritanishme dhe bashkëpunimin me institucionet komunale, udhëheqja e klubit “Vllaznia” e nderoi kryetarin Haliti me një mirënjohje.

Haliti u shpreh se Komuna e Vitisë do të vazhdojë të mbështesë sportin dhe klubet lokale, duke i parë ato si faktorë të rëndësishëm në jetën shoqërore, rinore dhe sportive të komunës./rajonipress/