Mobi Casa

Haliti priti në takim koordinatorin e UNDP-së për zhvillim Andrew Rusell

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Për tu njohur më për së afërmi me nevojat që ka Vitia dhe të arriturat në fushën e integrimeve evropiane, koordinatori i UNDP-së për zhvillim Andrew Rusell ka qëndruar në komunën e Vitisë, ku rast ka vlerësuar zhvillimet e gjithëmbarshme në fushën e integrimeve. E ardhmja e Kosovës, varet nga të arriturat në vend dhe progresi i treguar në zhvillimet e gjithëmbarshme për integrime evropiane ka thënë Rusell në takim me Sokol Halitin.

Duke folur për të arriturat në nivel të përgjithshëm, Rusell ka thënë se e ardhmja e Kosovës duhet të ndërtohet në bazë të punës dhe rezultateve të treguara.

“Është kënaqësi për ne si UNDP që kemi ofruar përkrahjen për Zyrës komunale për integrime evropiane dhe jam i kënaqur edhe me zhvillimet e deritanishme në komunën e Vitisë. E ardhmja e Kosovës, varet nga të arriturat në vend dhe progresi i treguar në zhvillimet e gjithëmbarshme për integrime evropiane. Andaj, të gjithë ne që dëshirojmë të shohim Kosovën në BE, duhet t`i harmonizojmë qëllimet dhe objektivat tona karshi qëllimit të përgjithshëm të Evropës”, ka thënë ai.

Rusell më tej ka theksuar gjithashtu se UNDP nuk është partner i vetëm që vepron në komunën e Vitisë, por kemi edhe partner të tjerë me të cilët bashkëpunojmë, kështu që së bashku me ta do të identifikojmë edhe nevojat tjera si në Viti, po ashtu edhe në Kosovë.

Hidromorava

Ndërsa kryetari i Vitisë Sokol Haliti, është shprehur mirënjohës për ndihmën që UNDP i ka ofruar komunës së Vitisë, veçanërisht në rritjen e kapaciteteve dhe ekspertizën në fushën e integrimeve evropiane. “Isha i respektuar që kisha ne zyrën time zotin Rusell për bashkëbiseduar për planin e angazhimit dhe bashkëpunimin që e kemi tash e një kohë të gjatë, sidomos së fundi me ndihmën në rritjen e kapaciteteve, ekspertizën në fushën e integrimeve evropiane, që ne i kemi arrit me sukses të tregojmë rezultate, falë këshilltarit të CDF, Flamur Zeqiri që po punon në ngritjen e cilësisë profesionale të zyrës komunale për Integrime evropiane, që në të vërtet së bashku me të gjitha zyrat tjera janë ngrit maksimalisht. Nevojat tona si institucione, kanë qenë të mëdha në këtë fushë dhe vërtet mund të themi se jemi rehabilituar në këtë sferë, andaj presim që ta kemi një ndihmë dhe bashkëpunim edhe në të ardhmen në këtë drejtim dhe u dakorduam që ne vërtet të aplikojmë dhe të kemi këtë ndihmë që shpresoj të mos jetë e vetmja”, tha Haliti.

Ai tha se në këtë takim u bisedua edhe për çështje të tjera që janë të dobishme krahas komunave tjera të Kosovës.

Projekti ka të bëjë me zhvillimin e kapaciteteve institucionale dhe për këtë është angazhuar këshilltari i CDF-së i cili është duke ndihmuar Zyrën komunale për Integrime evropiane.

Këshilltari i CDF-së Flamur Zeqiri është shprehur se asistenca e deritanishme ka arrit të forcojë zyrën në aspektin profesional duke bërë që proceset e integrimeve evropiane, përkatësisht plani i veprimit për negociata të marrëveshjes së stabilizim associmit, është duke u zhvilluar edhe në komunën e Vitisë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.