RCCOLA

Haliti priti në takim komandantin e KFOR-it kolonel Nicola Perrone

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në zyrën e tij komandantin e KFOR-it, kolonel Nicola Perrone. Kryetari Haliti ka falënderuar kolonelin Perrone për bashkëpunimin e ndërsjellët që ka KFOR-i dhe angazhimin e madh në garantimin e sigurisë për qytetarët e komunës së Vitisë.

Haliti e ka njoftuar mysafirin për projektet e komunës të cilat ka planifikuar për t’i realizuar gjatë këtij viti, e që janë ne interes të përgjithshëm për qytetarët e komunës së Vitisë.

Uji Dea

Nga ana tjetër, komandanti i ri i KFOR-it, kolonel Nicola Perrone, ka falënderuar kryetarin Haliti për takimin dhe ka potencuar se misioni i KFOR-it në Kosovë është për ruajtjen e sigurisë së qytetarëve, njëkohësisht një bashkëpunim me të gjitha institucionet e vendit, duke përfshirë komunat, organet e sigurisë, Policinë e Kosovës, FSK-në dhe gjitha institucionet tjera në vend.

Në fund, kryetari Sokol Haliti, ka nderuar kolonelin me një plaketë në shenjë mirënjohje për gjithë bashkëpunimin me komunën e Vitisë./rajonipress/