Uji Dea

Haliti priti në takim ish – kryetarin e qytetit të Masonit, Leon Clark

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira kanë pritur në takim z. Leon Clark, ish- Kryetar i Qytetit të Masonit nga Michigan të SHBA-së.

Me këtë rast Kryetari Haliti e ka falënderuar atë dhe qytetin e Masonit për bashkëpunimin e mirë që ka komuna e Vitisë me këtë qytet amerikan pasi që këto dy lokalitete janë edhe të binjakëzuar mes veti. “Me lejoni të ju falënderoj për bashkëpunimin e mirë që kanë dy lokalitetet tona, ne jemi të nderuar që jemi të binjakëzuar me Qytetin e Masonit. Po ashtu dëshiroj të ju njoftoj se ne kemi vazhduar të bashkëpunimin me qytetin e Masonit. Gjithashtu në një vizitë që kam zhvilluar në qytetin Masonit ne jemi mirëpritur dhe për këtë ju jemi falënderues përfaqësuesve të qytetit tuaj ”, u shpreh Haliti.

Fundamenti

Ndërkaq z. Clark u shpreh se edhe ai ndihet i nderuar për të vizuar komunën binjake Vitinë dhe falënderoj të gjithë vitias për mikpritjen e tyre./rajonipress/