Fundamenti

Haliti priti në takim ish-Kryetarin e Qytetit të Masonit, Leon Clark

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor kanë pritur në takim z. Leon Clark, ish- Kryetar i Qytetit të Masonit nga, Michigan të SHBA-së, vend ky me të cilën komuna e Vitisë ka raporte të mira por edhe një binjakëzim zyrtar.

Me këtë rast Haliti, i ka uruar atij mirëseardhje siç tha ai në komunë e tij binjake. Ai po ashtu tha se komuna e Vitisë dhe qyteti i Masonit kanë marrëdhënie shumë të mira mes tyre.

Haliti tha se Masoni e kishte ndihmuar më parë edhe Njësinë e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Viti duke dhuruar një kamion për këtë institucion.

Ai tha se po ashtu ka pasur nderin ta vizitoj këtë vend të njihet me banorët e saj, por edhe me punën dhe zhvillimin e këtij vendi në sektorë të ndryshëm duke shkëmbyer përvojat mes tyre.

Ai tha se miqësia me Masonin dhe SHBA-në si gardian të demokracisë është e përhershëm. I pari i Vitisë e njoftoj ata edhe rreth projekteve të realizuara në komunën e Vitisë, konkretisht me fondet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës por falënderoj edhe pjesëtarët e KFOR-it amerikan që kanë qenë dhe janë në shërbim në Kosovë në veçanti në Viti.

Mobi Casa

Kurse ish kryetari i Masonit, z. Leon Clark tha se ai në Viti ndihet si në shtëpinë e tij të dytë dhe se komuniteti i tij dhe ai personalisht kanë lidhje të veçanta me Vitinë, duke potencuar se kjo miqësi do të vazhdoj.

Ai gjithashtu tha se po punojnë edhe në krijimin e lidhjeve të nxënësve të qytetit të Masonit me ata vitias.

Në fund të këtij takimi kryetari Haliti i ndau një mirënjohje ish homologut të tij amerikan për bashkëpunimin që kanë mes tyre këto dy komuna./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.