RCCOLA

Haliti priti në takim Drejtoreshën e Korpusit të Paqes në Kosovë, Darlene Grant

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka pritur sot në takim Drejtoreshën e Korpusit te Paqes ne Kosove, Darlene Grant. Bëhet me dije se gjatë këtij takimi është biseduar mbi aktivitet e Korpusit te Paqes në Kosovë, përfshirë këtu edhe në Komunën e Vitisë, por edhe mbi mundësitë e vazhdimit të bashkëpunimit për të ardhmen.

Me këtë rast Drejtoresha e Grant, ka falënderuar Kryetarin Halitin dhe Komunën e Vitisë për mikpritjen që ju është bërë nga kjo komunë vullnetarëve të Korpusit të Paqes.

Edhe, Haliti tha se Komuna e Vitisë ju është mirënjohës vullnetarëve për punën e mirë që po e bëjnë në këtë komunë.

Hidromorava

Përndryshe Korpusi i Paqes është organizatë qeveritare e SHBA-ve e themeluar në vitin 1961 nga presidenti i atëhershëm i SHBA-ve, John Kennedy.

Korpusi i Paqes ka ardhur në Kosovë me ftesën e ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga në shtator të vitit 2013.

Sot janë 66 Vullnetare të Korpusit të Paqes të cilët jetojnë ne familjet nikoqire në pjesët rurale të Kosovës dhe punojnë në projektet e fushës së arsimit dhe zhvillimit të komuniteteve./rajonipress/