Fundamenti

Haliti priti në takim ansamble nga shtetet e ndryshme të botës, që po marrin pjesë në festivalin ndërkombëtar “N’Karadak krisin tupanat” në Viti

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtori i festivalit ndërkombëtarë “N’Karadak krisin tupanat“ Arsim Abazi, kanë pritur sot në takim ansamblet dhe mysafirët e shteteve të ndryshme të cilët po marrin pjesë në këtë festival i cili këto ditë u zhvillua në disa qytete të ndryshme të Kosovës.

Gjatë këtij takimi kryetari Haliti, ka pranuar dhurata nga ansamblet pjesëmarrëse të cilët i falënderoj që janë pjesë e këtij festivali.

I pari i komunës, ndau nga një falënderim secilit përfaqësues. Përndryshe në këtë festival po marrin pjesë mysafir dhe ansamble nga shtetet e ndryshme të botës si: Brazili, Spanja, Meksika, Turqia, Italia, Bullgaria, Qipro Veriore dhe të tjerë.

ARKATANA

Ky festival është nën përkrahjen e Organizatës Ndërkombëtare e Organizimit të Festivaleve Folklorike (CIOFF), anëtar i se cilës është edhe ansambli i këngëve dhe valleve “Kemajl Azizi” në Viti.

Ndërsa sonte, në kuadër të ditës së mërgatës, ky festival do të mbahet në qytetin e Vitisë./rajonipress/