ARKATANA

Haliti priti në takim Ambasadorin e Zvicrës, Thomas Kolly

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në zyrën e tij, ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, z.Thomas Kolly me bashkëpunëtor.

Haliti, falënderoj përmes ambasadorit shtetin dhe qytetarët e Konfederatës Zvicerane për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe e njoftoi atë për së afërmi edhe për projektet e punët e kryera në Viti, përmes fondeve të këtij shteti përfshirë këtu edhe të fondeve nga granti i performancës.

“Komuna e Vitisë por edhe Kosova ju është mirënjohës për jetë e mot për gjithçka që ka bërë dhe po bënë Zvicra për Kosovën. Zvicra është një shtet mik i Vitisë, sepse shumë bashkatdhetarë tanë jetojnë dhe veprojnë atje dhe janë integruar suksesshëm në shtetin tuaj. Gjithashtu dua të ju falënderoj për projektet e shumta që janë realizuar në Kosovë në veçanti në Viti, përmes organizatave të ndryshme por me financimin e shtetit Helvetik”, u shpreh Haliti.

Kurse ambasadori Zviceran në Kosovë, Thomas Kolly e vlerësoj lartë bashkëpunimin ndërinstitucional duke theksuar se Vitia është një komunë e gjallë e dinamike dhe shtoi se nëse vazhdon të përmirësohen kushtet mund të ketë edhe investime nga jashtë.

Ambasadori Kolly foli edhe për lidhjen e Kosovës me Zvicrën, duke e quajtur këtë lidhje speciale mes tyre, për faktin që shumë shqiptar të Kosovës jetojnë dhe veprojnë në këtë shtet.

Ai tha se kjo lidhje e veçantë pasuron kulturën dhe shoqërinë dhe përmendi faktin që kosovarët janë të suksesshëm në veçanti në futboll por edhe në biznes në shtetin e tij.

GRANDEMALL

Ai gjithashtu tha se diaspora kosovare në Zvicër është e fuqishme dhe përmendi mundësitë e mira të tyre për të investuar në Kosovë, duke shtuar se shqiptarët edhe pse jetojnë atje janë shumë të lidhur me atdheun e tyre.

Ndërkaq, Katharina Stocker nga kjo ambasadë foli për projektet e shtetit Zviceran në Kosovë, në veçanti në menaxhimin e ujërave.

Në shenjë respekti dhe falënderimi për shtetin Zviceran kryetari Haliti i ndau një mirënjohje ambasadorit Kolly.

E ky i fundit ja bëri kryetarit një dhuratë simbolike.

Pas këtij takimi ata kanë vizituar edhe projektet që janë realizuar me fonde nga shteti Zviceran si sheshin e qytetit “Nijazi Azemi-Komandat Mjekra” por edhe të sheshit tjetër që mban emrin e ish presidentes së Zvicrës Calmy Rey e që është në fazën e finalizimit.

Më pas ata kanë vizituar edhe fshatin Letnicë të Vitisë, vendin ku Gonxhe Bojaxhiu-Nëna Terezë ka marrë thirrje për të filluar misionin e saj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.