GRANDEMALL

Haliti priti në takim Ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jean – Claude Schlumberger

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim një delegacion të OSBE-së në krye me ambasadorin e kësaj organizate për Kosovë zotërinë Jean-Claude Schlumberger si dhe Drejtorin e Qendrës Regjionale të OSBE-së për Gjilan, z. Zoltan Imecs.

Gjatë takimit që e ka zhvilluar Kryetari Haliti me përfaqësues të këtij misioni ai i ka njoftuar ata për zhvillimet e gjithëmbarshme në Komunën e Vitisë, konkretisht për punën që po e bëjnë institucionet komunale të Vitisë, për përmirësimin e jetës së të gjithë qytetarëve të kësaj komune pa dallime në veçanti edhe për komitetin pakicë.

Ndër tjerash Haliti ai ka njoftuar ata edhe për bashkëpunimin e kësaj komune me atë të Kllokotit por edhe me institucionet, organizatat qeveritare dhe jo qeveritare në të mirën e përgjithshme të shoqërisë. Pas këtij takimi ata janë prononcuar për media ku ndër tjerash Ambasadori Schlumberger ka bërë të ditur qëllimin e këtij takimi. “Kam pasur kënaqësinë që të jem sot në vizitë në Viti, dhe atë me ftesën e kryetarit Haliti. Për ne ka qenë shumë e rëndësishme që të dimë nivelin e bashkëpunimit që e ka OSBE-ja me komunën dhe atë në disa çështje të cilët OSBE-ja ka mandat si për shembull: qeverisja lokale, mbrojtja e komuniteteve, të drejtat e njeriut etj” u shpreh Schlumberger.

Hidromorava

Ai ndër tjerash tha se ka parë hapa pozitive të ndërmarra nga ana e komunës së Vitisë dhe të kryetarit Haliti, qasja shumë e mirë të kategorive shumë të ndjeshme të qytetarëve dhe komuniteteve.

Ndërkaq Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka falënderuar Misionin e OSBE-së për mbështetjen që po e jep në vazhdimësi ndaj komunës së Vitisë. “Ambasadori natyrisht se është i interesuar si gjithherë të kontribuoj, ndihmoj dhe të mbështes të gjitha komunat por edhe nivelin qendror, prandaj ne e falënderojmë atë për këtë kontribut në veçanti për Vitinë, për mirënjohjen për përformancë që na është dhënë më parë nga OSBE-ja, për bashkëpunimin e mirë edhe në aspektin regjional por edhe të zyrës që është në Viti“ u shpreh Haliti.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Drejtori i Qendrës Regjionale të OSBE-së në Gjilan, z.Zoltan Imecs si dhe disa të tjerë. Po ashtu me ftesë të kryetarit Haliti ambasadori Schlumberger ju është drejtuar edhe pjesëmarrësve të tryezës së rrumbullakët ku në fokus ishte “Parandalimi i radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm” Ndërkaq në shenjë respekti për bashkëpunimin e mirë në mes të komunës së Vitisë me OSBE-në Kryetari Haliti ndau një mirënjohje për ambasadorin Schlumberger./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.