ARKATANA

Haliti priti në përfaqësuesit e projektit DEMOS

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim një delegacion nga projekti për Decentralizimin dhe Përkrahje Komunave (DEMOS) në krye me Ertan Munoglu.

Me këtë rast ata kanë bashkëbiseduar për bashkëpunimin e deritanishëm me këtë projekt e cila është në fazën e tij të tretë.

Haliti shprehu mirënjohjen e veçanti për projektin në fjalë i cili pritet të përfundoj në fund të këtij vit.

Hidromorava

Ai tha se falë bashkëpunimit të komunës së Vitisë me këtë projekt janë realizuar punë të mira dhe të shumta në interes të gjithë qytetarëve vitias duke shtuar se ai ju është mirënjohës edhe të gjithë donatoreve që kanë bashkë financuar këtë projekt.

Përndryshe projekti aktualisht është në fazën e tretë (2022-2025) duke u mbështetur në sukseset e arritura që nga fillimi i projektit në vitin 2014. Projekti bashkë financohet nga Bashkimi Evropian në Kosovë, Zvicra, Suedia dhe Norvegjia dhe zbatohet nga Helvetas Swiss Intercooperation Kosovë./rajonipress/