Haliti pritet nga Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar Ipeshkvin e Kosovës, Dodë Gjergji. Në këtë takim ata kanë bashkëbiseduar për situatën e përgjithshme, rrjedhat, mundësitë dhe zhvillimin e vendit.
Haliti gjatë këtij takimi e ka njoftuar atë lidhur me punët dhe zhvillimet e gjithëmbarshme në Komunën e Vitisë duke potencuar se investimet në këtë komunë po bëhen pa dallime.
“Ne si institucione komunale të Vitisë jemi të përkushtuar që investimet në komunën tonë t`i bëjmë pa dallime konfensionale apo edhe etnike. Fatmirësisht në Viti eksiton një frymë e tolerancës e kultivuar ndër shekuj dhe këtë frymë ne jemi të interesuar të lëmë si trashëgimi edhe brezave të tjera” u shpreh Haliti. /rajonipress/