Haliti pret kolonelin e KFOR-it Ros L. Gammon
Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti, priti sot në një takim Kolonelin Ros L Gammon i cili udhëheq me komandën e KFOR-it në Bondsteel.
Kryetari Haliti gjatë këtij takimi e ka njoftuar kolonelin Gammon rreth zhvillimeve aktuale të gjithëmbarshme në komunën e Vitisë, projektet e realizuar dhe që janë në realizim e sipër.
Gjatë këtij takimi Haliti në shenjë respekti për Kolonelin Gammon dhe KFOR-in, u ka ndarë një mirënjohje.
Ndërkaq pas këtij takimi, ata kanë bërë homazhe në kompleksin memorial Richard Holbrooke në Viti./rajonipress/


