Haliti premton kushte për veteranët e LNÇ-së
Viti – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka pritur sot në një takim kryetarin e Shoqatës së Veteranëve të LNÇ-së të Kosovës Zija Mullhaxha, ku u bisedua lidhur me aktivitetin e kësaj shoqatë, posaçërisht degën e saj në Viti.
Qëllimi i këtij takimi ishte shqyrtimi i mundësive për të përkrahur degën e shoqatës së veteranëve të LNÇ-së në Viti.
Haliti ka theksuar se do angazhohet për të ndihmuar këtë shoqatë, në mënyrë që të krijohen kushte për zhvillimin e aktiviteteve të saj.
Ismajl Sokoli kryetar i degës së veteranëve të LNÇ-së dega në Viti, bëri të ditur se ata kanë kërkuar nga udhëheqësia komunale sigurimin e një zyre, si dhe krijimin e kushteve për ushtrimin e veprimtarisë./rajonipress/


