RCCOLA

Haliti premton kushte më të mira për tregtarët

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Viti – Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti sot vizitoi të dy tregjet që gjenden në qytetin e Vitisë, tregun e gjelbërt dhe tregun e kafshëve.

Ai bisedoi gati me të gjithë tregtarët dhe mirëpritej nga të gjithë, sepse sipas tyre tek ai shohin shpresën për të përmirësuar kushtet e tyre të punës.

Haliti atyre u premtoi kushte si në aspektin higjieno sanitar, po ashtu edhe nga rregullimi infrastrukturor.

RCCOLA

Ai tha se ata me votën e tyre mund ta ndryshojnë këtë gjë, sepse kjo parashihet edhe në planin e tij të punës në mandatin e tij katër vjeçar.

Prandaj ai kërkoi që më 3 nëntor të dalin në zgjedhje dhe të votojnë LDK-në dhe numrin 78 thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Viti./rajonipress/