Fundamenti

Haliti po udhëheq skuadrën debutuese drejt titullit

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Prishtinë – Sulmuesi kosovar, Labinot Haliti, e nisi në hije edicionin te skuadra australiane, Western Sydney Wanderers. Por futbollisti prishtinas është stabilizuar në skuadër dhe në xhirot e fundit ka shënuar gola vendimtarë, që e mbajnë skuadrën e tij në krye të kampionatit të Australisë, A-League.

Haliti të shtunën shënoi dy gola në fitoren e Western Sydneyt me rezultatin 3:1, në udhëtim kundër Melbourne Heart. Haliti ka shënuar tre gola në tri ndeshjet e fundit, ndërsa gjithsej këtë edicion ka realizuar pesë herë.

Ai kundër Melbournet ishte titullar dhe u aktivizua deri në minutën e 88-të, ndërsa skuadra e tij po vazhdon t’i prijë klasifikimit në A-League.

Fundamenti

Pas 25 xhirove të zhvilluara, Western Sydney ka tubuar 53 pikë, tetë më shumë se skuadra Central Coast Mariners që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Fitorja ndaj Melbournet ishte e dhjeta rresht për Western Sydneyn që është bërë skuadra e parë në histori të A-League me një rekord të tillë. Për Western Sydney ky është edicioni i parë në elitën e futbollit të Australisë.(koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.