Mobi Casa

Haliti: Po punohet intensivisht që shëtitorja Viti – Binqë të duket e përkryer

/ 2 minuta lexim

Viti – Kreu i Vitisë Sokol Haliti ka inspektuar punimet në rregullimin e shëtitores Viti – Binqë e cila sipas tij do të jetë një nga shëtitoret më moderne në rajon. Komuna e Vitisë synon të krijoj një shëtitore të mirë për të gjithë qytetarët dhe vizitorët dhe mendoj se kjo shëtitore në të ardhmen do të jetë më e bukur se ajo e Strugës.

Po vazhdojnë punimet e rregullimit të shëtitores Viti – Binqë, derisa punimet i ka vizituar edhe kryetari i komunës Sokol Haliti.

Fidanishtja

Haliti është ndarë i kënaqur me dinamikën e punimeve dhe ka thënë se Komuna e Vitisë synon të krijoj një shëtitore të mirë për të gjithë qytetarët dhe vizitorët, madje sipas tij kjo shëtitore në të ardhmen do të jetë më e bukur se ajo e Strugës.

“Shëtitorja do të pajisjet edhe me shteg të çiklisteve, dhe po projektohet ura në pjesën e sipërme të saj që do të lidhë disa vendbanime” ka thënë Haliti i cili gjithashtu ka shprehur një falënderim të veçantë për projektet të cilat po realizohen në bashkëpunim me Helvetas Swiss Intercooperation – Demos duke shtuar se komuna e Vitisë çmon projektet e kësaj organizate për shkak të cilësisë së saj./rajonipress/