UBT

Haliti: Po i lidhim fshatrat njëra me tjetrën për të siguruar qarkullim të lirë e të sigurt

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Viti – Banorët e fshatrave Beguncë dhe Lubishtë janë mbledhur sot së bashku në rrugën “Xhepa”, rrugë kjo e cila lidhë banorët e këtyre fshatrave dhe e cila deri me tani ka qenë e pakalueshme. Por kjo gjendje do të ndryshoj së shpejti pasi që sot Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor zyrtarisht kanë bërë përurimin e fillimit të projektit për shtruarjen me zhavorr të kësaj rruge.

Ndërkaq ata u mirëpritën nga banorët e të dyja lokaliteteve të cilët shprehën falënderimet për këtë projekt që sipas tyre është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e bujqësisë por edhe për qarkullimin e lirë të banorëve të Beguncës dhe Lubishtës.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me rastin e fillimit të projektit për shtruarjen me zhavorr të rrugës fushore Lubishtë-Beguncë në vendi e quajtur Xhepa, tha se ky projekt po realizohet në kuadër të projekteve të shumta në të gjitha lokalitetet e kësaj komune duke potencuar se qarkullimi për gjatë kësaj rruge ka qenë e pamundur. “Në këtë rrugë qarkullimi ka qenë i pamundur jo vetëm me automjete por edhe në këmbë, andaj banorët e këtyre dy lokaliteteve për qarkullimin e mallrave dhe njerëzve kanë qenë të detyruar të marrin një rrugë më të gjatë. Ne si Institucione komunale e kemi parë si shumë të nevojshëm rregullimin e kësaj rruge “ u shpreh Haliti.

Ai tha se në kuadër të projekteve të shumta në fushën infrastrukturore komuna e Vitisë është duke lidhur fshatrat njëra me tjetrën dhe po sigurohet për qarkullimin e lirë dhe të sigurt.

Uji Dea

Ndërkaq ai bëri me dije se toka për skaj të kësaj rruge është e përshtatshme për zhvillimin e kulturave të ndryshme bujqësore.

Ndërkaq Burim Mustafa Kryetar i fshatit Lubishtë dhe Azem Baliu, Kryetar i fshatit Beguncë u pajtuan se kjo rrugë është në interes të dy fshatrave jo vetëm për të lehtësuar qasjen e bujqve në tokat e tyre por edhe për qarkullimin e banorëve mes veti.

Riza Hysku, banorë i fshatit Lubishtë i cili ka në pronësi tokë bujqësore për skaj të rrugës “ Xhepa” foli për pamundësitë që kanë hasur deri me tani për të punuar tokën për shkak të rrugës së dëmtuar. “ Shtrimi i kësaj rruge me zhavorr dhe rregullimi i saj për ne fermerët që kemi tokë në këtë pjesë ka një domethënie të madhe, dhe për këtë falënderojmë kryetarin e Komunës. Për shkak se kjo rrugë ka qenë shumë e dëmtuar ka qenë pothuajse e pamundur të punohet toka në këtë pjesë dhe tani me rregullimin e saj bujqit do ta kenë shumë më lehtë” u shpreh Hysku.

Ai tha se përmes kësaj rruge shkurtohet distanca në mes të fshatrave Lubishtë dhe Beguncë. Përndryshe ky projekt po financohet nga Komuna e Vitisë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.