Uji Dea

Haliti: Po bëjmë planifikim të qëndrueshëm financiar

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Viti- Komuna e Vitisë ka mbajtur dje diskutimet publike për planifikimin e kornizës buxhetore në fshatrat Beguncë dhe Stubëll e Epërme me këtë rast përfaqësuesit e institucioneve komunale të Vitisë i kanë njoftuar ata lidhur me punën që po bënë ky institucion në planifikimin e buxhetit konkretisht të listës së investimeve kapitale për vitin 2015-2017.

Gjatë diskutimit publik në fshatin Beguncë të Vitisë, kryetari i komunës Sokol Haliti ka thënë se qeveria Komunale e Vitisë është e përkushtuar që të bënë një planifikim të mirë dhe të drejtë të buxhetit duke theksuar mjetet të cilat janë të paraparë për investime kapitale janë të pamjaftueshme për të plotësuar të gjitha kërkesat dhe nevojat e qytetarëve, por ai theksoi se ai si kryetari i kësaj komune me bashkëpunëtor do të bëjë çmos që përmes donacioneve me organizatat ndërkombëtare dhe vendore, por edhe përmes mekanizmave institucionale të tërheq sa më shumë donacione për të gjitha lokalitetet e kësaj komune.

Ndërkaq Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Ibrahim Rama potencoi se në listën për investime kapitale të vitit 2014 e që është përgatitur nga qeveria e mëparshme komunale nuk është paraparë ndonjë investim për këtë lokalet megjithatë ai tha se Komuna ka paraparë për vitin në vijim ndërtimin e shkollës së re të fshatit si dhe disa projekte të tjera. “Për vitin 2015 kemi paraparë ndërtimin e shkollës në fshatin Beguncë si dhe për vitet 2015-2017 jemi të interesuar që të zgjedhim edhe problemin e ujit të pijshëm, të bëjmë shtruarjen me zhavorr e disa rrugëve bujqësore etj..” u shpreh Rama.

Ndërkaq banorët e këtij lokaliteti e mirëpriten propozimin e komunës për ndërtimin e shkollës së re por duke potencuar se është e nevojshme që sa më parë të bëhet funksionalizimi i ujësjellësit.

Fundamenti

Ndërkaq poashtu dje është mbajtur i njëjti diskutimi publik në fshatin Stubëll e Epërme ku zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama diskutuan me banorët e këtij lokaliteti lidhur me kornizën buxhetore 2015-2017, konkretisht të listës për investime kapitale dhe projekteve të cilat i ka paraparë komuna për vitet në vijim në fshatin Stubëll e Epërme. “ Për këtë vit e kemi paraparë që të përfundojmë fazën e parë të ndërtimit të kanalizimit si dhe rregullimin e shkollës muze, ndërkaq për vitin në vijim kemi paraparë përfundimin e fazës së dytë të kanalizimit si dhe sistemin e ujësjellësit” u shpreh Rama.

Gjithashtu gjatë këtij takimi kryetari i këtij fshati Marjan Ramaj dorëzoj një listë të kërkesave për investimet në këtë lokalitet ndërkaq edhe Stubëllasit paraqitën kërkesat dhe nevojat e tyre.

Përndryshe shkalla inkasimit të tatimit në pronë në fshatin Stubëll e Epërme është afër 30% ndërkaq në fshatin Beguncë është 47.7% ./rajonipress/