ARKATANA

Haliti pjesë e delegacionit të Republikës së Kosovës në Bruksel

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti po qëndron në një vizitë zyrtare në Bruksel së bashku me një delegacion të Republikës së Kosovës në përbërje të Zëvendësministres për Zhvillim Ekonomik znj. Besa Gashi dhe Tahir Shabani këshilltar i Jashtëm Politik. Gjatë kësaj vizite zyrtare ata kanë zhvilluar takim me z. Ruud Van Enk, Zëvendës-shefi i Njësisë për Çështje të Kosovës në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerim në Komisionin Evropian dhe përgjegjësin për politika për Kosovë dhe Maqedoni, zotëri Luigi Barile dhe Davide Berton.

Në këtë takim u diskutuan zhvillimet e fundit në sektorin e energjisë, duke përfshirë Marrëveshjen për TC Kosova e Re, qasjen ndaj TC Kosova A, si dhe revitalizimin e TC Kosova B.

Gjithashtu, u diskutuan edhe çështje të tregut të hapur energjetik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë dhe tregut rajonal, dhe aktivitetet e parapara për arritjen e cakut të Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë (BRE) dhe krijimit të ambientit më tërheqës për investime në këtë sektor dhe në Efiçiencë të Energjisë, duke përfshirë aspektet ligjore, transpoizimit të pakos së tretë ligjore, si dhe Strategjinë e Energjisë.

Mobi Casa

Gjithashtu, Haliti i falënderoj komisionin evropian për ndihmën dhe mbështetjen e saj për komunën e Vitisë, duke e shprehur gatishmërinë e Komunës që udhëheq që të vazhdoj bashkëpunimin e mirë në mes të KE-së dhe kësaj komune me theks të veçantë në fushën e bujqësisë dhe çështjet e punësimit si dhe në realizimin e prioriteteve të përbashkëta.

Haliti u takua edhe me zonjën Dubravka Suica, anëtare e Parlamentit Evropian, Nënkryetare e Delegacionit për Marrëdhënie me Kosovën dhe Bosnjën e Hercegovinë, me të cilën u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit dhe lobimit në partitë e djathta për përkrahjen e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave.

Delegacioni në përbërje të njëjtë u takua edhe me Kryesin e Komunës së Brukselit. Ndërkaq sipas kryetarit Haliti gjatë këtyre takimeve disa nga këta zyrtar kanë shprehur gatishmërinë të vizitojnë Komunën e Vitisë për shkak të informatave të shumta që flasin për një progres të mirë të kësaj komune e cila shpesh herë cilësohet si shembull për komunat e tjera të Kosovës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.