Fundamenti

Haliti përuron parkingun e ri për biçikleta në Viti

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtorin për Shërbime Publike dhe Emergjenca, Arton Musliu, përuruan parkingun e ri për biçikleta, një investim që synon të promovojë transportin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit.

Ky parking u mundëson qytetarëve që përdorin biçikletat t’i parkojnë ato në mënyrë të sigurt, duke krijuar kushte më të mira për lëvizjen me biçikletë në qytet.

HW

Me këtë rast, Haliti theksoi se Komuna e Vitisë do të vazhdojë investimet në krijimin dhe përmirësimin e shtigjeve për biçikleta, me qëllim inkurajimin e përdorimit të tyre si mjet transporti, uljen e përdorimit të automjeteve dhe kontributin në mbrojtjen e mjedisit.

Ky projekt është realizuar nga Komuna e Vitisë, përkatësisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjenca, me mbështetjen e institutit EDUTASK dhe GCERF./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.