Hidromorava

Haliti përuron nisjen edhe të një projekti të rëndësishëm për Vitinë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë Basri Aliu me bashkëpunëtor, mjekë, dhe banorë të fshatit Pozheran, ka vënë sot gurëthemelin e ndërtimit të ambulantes në Pozheran të Vitisë cila do të ndërtohet me mjete të buxhetin komunal ndërsa vlera e ndërtimit të objekti është 223.071.96€.

Haliti i uroj banorëve të këtij lokaliteti fillimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm duke theksuar se për momentin në këtë komunë është duke u punuar në shumë projekte. “Gjatë këtyre ditëve kemi rritur volumin e punëve, vlen të theksohet se për momentin jemi ndër komunat që kanë hapur më së shumti vend punishte konkretisht 60 sosh” u shpreh Haliti.

Përndryshe kjo ambulant pritet të ndërtohet me standarde bashkëkohore dhe do të rrisë cilësinë e shërbimeve shëndetësore në këtë Komunë.

UBT

Ndërkaq banorët e Pozheranit e kanë mirëpritur këtë projekt, duke e vlerësuar të domosdoshëm.

Përndryshe Pozherani është një ndër fshatrat më të mëdhenj në këtë komunë. Ndërkaq poashtu sot kreu i komunës ka vizituar në këtë fshat edhe shkollën e mesme ku janë duke vazhduar punimet në renovimin e saj, ku është bërë shtruarja e trotuarit deri në hyrje të shkollës si dhe rrugën bujqësore që është shtruar ditë më parë me zhavorr./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.