Haliti përkujton ish deputetin e 2 korrikut, Hysni Salihu
Viti – Përfaqësuesit e Institucioneve Komunale të Vitisë, nën udhëheqjen e të parit të kësaj komune, Sokol Haliti edhe i shoqëruar nga disa deputetë të nomenklaturës së 2 Korrikut 1990, kanë bërë sot homazhe të varri i ish deputetit Hysni Salihu.
Sokol Haliti me këtë rast ka thënë se pa sakrificën dhe këmbënguljen e delegate të 2 korrikut Kosova sot nuk do të ishte këtu ku ndodhet sot. Andaj kujdesi dhe përkujtimi që duhet të kemi për këtë gjeneratë të delegatëve duhet të jetë i përhershëm dhe institucional”.
Ndërkaq për nder të 2 Korrikut 1990 sot në fshatin Beguncë të Komunës së Vitisë, nga ora 17:40 fillojnë aktivitetet e manifestimit qendror, konkretisht edhe finalja e turnirit në futboll të vogël kushtuar kësaj date të rëndësishme historike për Kosovën. Pritet që në këtë ngjarje të marrin pjesë rreth 5000 vetë./rajonipress/


