Hidromorava

Haliti: Përgjegjësinë e qytetarëve do ta kthejmë në punë e përkushtim

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Qytetarët vërtet na ngarkuan me përgjegjësi, por ne atë përgjegjësi do ta marrim nga sot dhe do ta kthejmë në punë, besim dhe përkushtim, për të gjithë qytetarët pa dallim feje apo nacionaliteti, do punojmë të bashkërenditur pa dallim partie në interes të komunës sonë. Të gjithë bashkë do të ndërtojmë unitetin veprues për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie për qytetarët, do punojmë fort për rend dhe ligj bashkë me Policinë e Kosovës, KFOR-in gjyqësinë, duke respektuar në plotni parimin e mos ndërhyrjes në kompetenca thotë për rajonipress Sokol Haliti.

Sokol Haliti edhe gjatë dhënies së betimit, por edhe në momentet kur ka pranuar detyrën nga ish kryetari Nexhmedin Arifi ka përçuar një mesazh uniteti e përkushtimi për qytetin e Vitisë.

Haliti është një model dhe shembull edhe për komunat e tjera se marrja e detyrave të reja është përgjegjësi më shumë e jo privilegj.

Haliti tashmë ka thyer barrierat sepse publikisht tha se do të shfrytëzojë edhe përvojën e ish kryetarëve komunal në Viti, raporton rajonipress.

Haliti tha për rajonipress se qytetarët e Vitisë me votën e tyre përcaktuan përgjegjësit për ata që do i përfaqësojnë për 4 vitet e ardhshme si në kuvendin komunal ashtu edhe për qeverinë komunale.

Hidromorava

“Ata vërtet na ngarkuan me përgjegjësi, por ne atë përgjegjësi do të marrim nga sot dhe do ta kthejmë në punë, besim dhe përkushtim, për të gjithë qytetarët pa dallim feje apo nacionaliteti, do punojmë të bashkërenditur pa dallim partie në interes të komunës sonë. Të gjithë bashkë do të ndërtojmë unitetin veprues për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie për qytetarët, do punojmë fort për rend dhe ligj bashkë me Policinë e Kosovës, KFOR-in gjyqësinë, duke respektuar në plotni parimin e mos ndërhyrjes në kompetenca”.

Haliti tha se do jemi të hapur ndaj shoqërisë civile, OSBE-së dhe medieve. “Do punojë shumë ngushtë me të gjitha partitë politike, do mundohemi ta shfrytëzojë përvojën e të gjithë atyre që udhëhoqën në të kaluarën me komunën. Do punojmë ngushtë me Klerin Fetarë, Liria e mendimit dhe liria e besimit janë parime universale që ne i respektojmë.
Krijimi i kushteve sa më të mira për zhvillimin e biznesit dhe krijimi i klimës sa më të favorshme për investitorët e huaj do të jetë prioriteti ynë” ka shtuar Haliti.

Kreu i Vitisë tha se do të angazhohemi për infrastrukturë të qëndrueshme, administratë të përparuar, rini të prosperuar dhe aktive. “Aktiviteti kryesor ekonomik – Bujqësia do të këtë tretmanët të veçantë derisa roli i gruas në vendimmarrje do të jetë më i fuqishëm. Do të punojmë edhe për rini sportive, familjet e dëshmorëve, veteranët dhe invalidët e luftës që meritojnë përkujdesje më të madhe” ka thënë Haliti.

Haliti gjithashtu thotë se nuk do guxojmë të harrojnë asnjëherë të hendikepuarit dhe skamnorët, e të tillë në komunën tonë ka shumë. “Ju ftoj që të gjithë bashkërisht si qeveria e ardhshme komunale, Kuvendi Komunal, partitë politike dhe gjithë faktorët tjerë relevant të punojmë bashkë për zhvillim dhe prosperitet të komunës sonë të dashur, për të gjithë qytetarët” tha Haliti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.