Haliti: Përbërja e kandidatëve për deputet garanton fitore të sigurt të LDK-së

Gjilan – Dega e LDK-së në Viti në mënyrë unanime ka propozuar kandidatët për deputet Musa Misini, Faruk Nura dhe Zeq Rama. Sokol Haliti kryetar i degës tha për rajonipress se kjo përbërje garanton fitore të sigurt të LDK-së në Viti.
Dega e LDK-së në Viti në takimin e fundit të kryesisë me kryetarët e nëndegëve janë përcaktuar për tre emra që do të garojnë në zgjedhjet nacionale për deputet raporton rajonipress.
Jakup Haxhiu nga zyra për informim tha për rajonipress se këto propozime janë arritur me unanimitet të plotë në mbledhjen e kryesisë së degës me kryetarët e nëndegëve.
Haxhiu tha se tashmë janë zyrtarizuar tre emra për kandidatë për deputet: Musa Misini, Faruk Nura dhe Zeq Rama.
Sokol Haliti kryetar i degës ë LDK-së dhe aktualisht kryetar komune tha për rajonipress se kjo përbërje garanton fitore të sigurt të LDK-së në Viti dhe përfaqësim dinjitoz të qytetarëve të komunës së Vitisë në Kuvendin e Kosovës./rajonipress/