Mobi Casa

Haliti për takimin Kurti-Vuçiq: Të dyja palët ta kuptojnë që marrëveshjet janë obligim dhe duhet të zbatohen

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Me datën 26 qershor pritet të mbahet takimi i radhës ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq.

Në lidhje me këtë takim ka folur, deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhavit Haliti, ku thotë se është e domosdoshme që Kurti dhe Vuçiq të takohen dhe të vazhdojnë bisedimet.

FIDANISHTJA

Haliti shpreson se ky takim nuk do të jetë një betejë përplasjesh por do të jetë një takim që të dyja palët ta kuptojnë që marrëveshjet janë obligim dhe duhet të zbatohen

“Është e domosdoshme që Kurti e Vuçiq të takohen, e të vazhdojnë bisedimet. Kurti ka qenë gjithnjë i angazhuar në dialog, përmes zëvendës kryeministrit, Besnik Bislimi. Është koha që të jetë kontribues i drejtëpërdrejtë, duke marrë parasyshë përgjegjësitë Kushtetuese, që si Kryeminister i ka dhe domosdoshmërinë e të kuptuarit që Kosova ka vetëm një rrugëtim dhe drejtim. Kushdo që përpiqet që ti shmanget të qenurit tërësisht në orientim e rrugëtim të kundërt nga SHBA e BE, është me dikënd tjetër por jo me popullin e Kosovës. Interesi nacional i yni është bashkërenditja e vendimeve sipas porosive të SHBA dhe BE! Besoj që ky takim nuk do jetë betejë përplasjesh me “mullijtë e erës” por do jetë takim që të dyja palët do ta kenë kuptuar që marrëveshjet janë obligim dhe duhet të zbatohen, jo për interesa elektorale por për interese të të dy vendeve tona”, përfundoi Haliti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.